Evra “injoron” Messin

Futboll

Evra “injoron” Messin

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:39
Evra “injoron” Messin

Debati se cili është më i suksesshmi në historinë e futbollit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të zgjasë dhe të bëjë zhurmë sa herë diskutohet.

Megjithatë, ka edhe nga ata personazhe të cilët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me të preferuarin.

Ky është rasti i Patrice Evra me ish-futbollistin e Manchester United që rreshtohet në krahun e CR7.

Së fundmi, francezi shprehet se nëse Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, por nëse do të kishte etikën e punës së Ronaldos, atëherë në karrierën e tij mund të kishte vendosur edhe më shumë rekorde.

“Dua të shpjegoj pak pse unë zgjedh gjithnjë Cristiano Ronaldon para Messit. Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, ndërsa Ronaldos i është dashur të punojë shumë fort për të mbërritur në majë.

Sigurisht, edhe Ronaldos nuk i mungon talenti, por puna bën diferencën në këtë rast.

Nëse Messi do të kishte etikën e punës që ka Ronaldo, atëherë mund të kishte fituar 15 Topa të Artë.

Por, mua më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë dhe mundohen, ndaj jam në anën e Ronaldos në këtë rast”, u shpreh Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat