Real Madrid bën gati 300 milionë euro në verë për të rrëmbyer 3 yje

Futboll

Real Madrid bën gati 300 milionë euro në verë për të rrëmbyer 3 yje

Më: 14 mars 2023 Në ora: 13:32
Jude Bellingham e Khvicha Kvaratskheila

Real Madrid pritet të jetë mjaft aktive në merkaton e verës. 

Spanjollët do tentojnë të përforcohen edhe më shumë dhe janë tre lojtarë që rekordmenët e Champions League i duan me çdo kusht.

Jude Bellingham i Borussia Dortmund është objektivi kryesor për mesfushën.

Për anglezin ka oferta nga klubet më të mëdha të Europës dhe gjermanët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij.

Khvicha Kvaratskheila i Napolit është objektivi për sulmin.

Gjeorgjiani po shkëlqen në vitin e parë në kampionatin italian dhe një nga lojtarët më të kërkuar. Kryesuesit e Serie A po tentojnë ta blindojnë me kontratë të re.

Real Madrid synon dhe një goditje në mbrojtje. Joao Cancelo është i përzgjedhuri për linjën e majtë. Bayern Munich nuk do e blejë atë dhe Manchester City që zotëron kartonin është gati t’i dëgjojë ofertat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat