Devolli kërkon përforcime te Drenica

Futboll

Devolli kërkon përforcime te Drenica

Më: 18 mars 2023 Në ora: 16:20
Devolli

Drenica ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe gjërat sa shkojnë e përkeqësohen për ta.

Kuqezinjtë janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Prishtina me rezultat minimal 0-1.

I zhgënjyer me këtë humbje ka mbetur trajneri Bledar Devolli, i cili tha se Prishtina i mposhti me vetëm dy raste të krijuara.

“Megjithëse kemi shumë probleme me dëmtimet, besoj se kemi bërë ndeshje të mirë, më shumë me dëshirë sesa me logjikë. Kundërshtari erdhi dy herë te porta dhe bëri gol”.

“Ne bëmë ndryshime dhe mirë është pauza dhe shpresoj të na rikuperohen lojtarët. Mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje me lojtarë që janë pa kontrata, në mënyrë që ta rrisim cilësinë.

“Të hënën fillojmë punën menjëherë. Shpresoj të na rikuperohen lojtarët me ndihmën e Zotit. Në këtë javë mund të bëjmë një ose dy lëvizje, për ta rritur cilësinë te sulmi.

“Kemi edhe 10 xhiro për të luftuar deri në fund. Shpresoj në punë të madhe dhe shpresoj të marrim sa më shumë pikë që ta shpëtojmë sezonin”, tha Devolli pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat