Fitore e madhe e Trepçës ’89 

Futboll

Fitore e madhe e Trepçës ’89 

Nga: K.G. Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:53
Dukagjini Trepça ’89

Trepça ’89 ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajnerin e Trepçës ’89, Shpëtim Idrizin, padyshim se kjo fitore e bën të lumtur pas një serie negative.  

Për Trepçën '89 shënuan Abdullah Oyekanmi (6') e Ardian Muha (79').

Në minutën e 84-të, mbrojtësi Haliti shënoi autogol dhe ngushtoi humbjen e Dukagjinit, në 2:1.

Dukagjini renditet në vend të pestë me 32 pikë dje Trepça ’89 ngritet në të tetin me 29 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat