Inter ofertë mesfushorit të Liverpoolit

Futboll

Inter ofertë mesfushorit të Liverpoolit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:19
Pamje nga një ndeshje

Drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, teksa po studiohen profile futbollistësh, të cilëve u përfundon kontrata dhe mund të vijnë me parametra zero.

Kështu prej kohësh ndiqet sulmuesi Marcus Thuram, të cilit zikaltrit i kanë bërë edhe një ofertë zyrtare, për ta marrë nga vera e ardhshme, teksa së fundi ka dalë në skenë një tjetër emër.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita, të cilit gjithashtu i skadon kontrata me “the reds” në fund të këtij sezoni.

Mesfushori 28-vjeçar nuk ka pranuar rinovimin, pasi nuk është ndjerë asnjëherë titullar në Liverpool, ndaj po studion mundësinë e transferimit në një tjetër ekip.

Zikaltrit kanë nisur tashmë kontaktet me menaxherët e Keita, për t’u prezantuar ofertën për transferimin në Milano, aty ku e pret një fanellë titullari dhe rol i rëndësishëm në skuadër.

Interi e kërkoi Keitanë edhe në verën e 2018-ës, kur ishte pjesë e Leipzig në Gjermani, por atëherë mesfushori zgjodhi të transferohej te Liverpooli dhe tani duket se mund të jenë kushtet e duhura për t’u bashkuar me zikaltrit në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat