Allegri bind Rabiotin

Futboll

Allegri bind Rabiotin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:37
Rabiot

E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë ende bardhezi.

Mesfushori francez po reflekton seriozisht për mundësinë e rinovimit të kontratës me Juventusin, e cila skadon në qershor, edhe pse vullneti i lojtarit për momentin nuk është aspekti më i rëndësishëm i negociatave.

Rabiot po shkon mirë në Torino, ka besimin e pakushtëzuar të Max Allegrit, i cili besoi tek ai edhe në momentet më të vështira.

Mesfushori i ka skalitur një rol themelor vetes në “tabelën taktike të shahut” të trajnerit nga Livorno.

Me të, Locatelli dhe Fagioli, mesfusha e “Zonjës së Vjetër” është rikthyer në të paturit e një identiteti të qartë pas vitesh paqartësish dhe ardhje-ikjesh të lojtarëve, që nuk ishin kurrë realisht në nivel. Ky repart, mesfusha, ishte bërë pika e dobët të skuadrës bardhezi si gjatë drejtimit të Sarrit, ashtu edhe të Pirlos.

Me 9 gola dhe 4 asiste në 33 paraqitje sezonale, Rabiot deri më tani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Juventusit. Ai ka bërë që shumë tifozë të ndryshojnë mendje, të cilët mezi prisnin ta hiqnin qafe.

Gjithashtu francezi ka garantuar vazhdimësi të jashtëzakonshme në nivel fizik (në vitin 2023 ka luajtur 15 ndeshje nga 17 në total, për 90 minuta). Kjo është arsyeja pse Allegri është i gatshëm të bëjë gjithçka në mënyrë që të mos privohet nga kjo shtyllë e mesfushës bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat