Arrestohet Agim Ademi

Futboll

Arrestohet Agim Ademi

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:22
Agim Ademi

Raportohet se Policia e Kosovës e ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi po intervistohet qe katër orë në këtë stacion policor.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të Ademit nga Policia.

Në dy-tri vjetët e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore.

Ky arrestim vjen katër ditë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës si mysafire e Israelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Mbetet të sqarohet ky rast nga Federata e Futbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat