Vieri: Milani kalon Napolin

Futboll

Vieri: Milani kalon Napolin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:21
Vieri

Në platformën e tij, “Bobo TV”, Kristian Vieri, në bashkëbisedimet e përhershme me “Lele” Adanin, Antonio Kasanon dhe Nikola Ventolën, bën një parashikim “jashtë normales”, për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe jo vetëm, të paktën duke u nisur nga forma që po kalojnë skuadrat aktualisht.

“Ndeshjet mes Milanit dhe Napolit do të jenë shumë taktike.

Madje, unë pres një 180-minutësh apo ndoshta edhe më shumë të mërzitshme. Ky është mendimi im, pasi po flasim për dy skuadra që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe në Champions, diferencat që janë në kampionat mund të zerohen.

Për Napolin do të kishte qenë më mirë që të gjente një skuadër të huaj, për stilin e lojës që ka, ndaj në fund unë them se do të jetë Milani, ai që do të kalojë në gjysmëfinalet e Champions-it, përballë skuadrës së Spaletit.

Por deri këtu ama, sepse nga ana tjetër unë mendoj se Interi do të dijë të kalojë Benfikën, e cila nuk është më skuadra e sezonit të kaluar dhe do të kemi një derbi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Në finale? Shkon Interi, pasi individualisht është më lart sesa Milani”, përfundoi Kristian “Bobo” Vieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat