Qetëson tifozët

Futboll

Qetëson tifozët

Më: 22 mars 2023 Në ora: 19:31
Bernardo Silva

Bernardo Silva mbetet prej kohësh një nga lojtarët më të rëndësishëm për Pep Guardiolën.

28-vjeçari portugez ka kontratë deri në 2025 me Manchester City.

Por, pavarësisht vlerësimit nga trajneri, shokët dhe tifozët, Bernardo Silva nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për të nisur një aventurë të re.

Në La Liga me Barcelonën ose Real Madrid, ose ndoshta një rikthim te Benfica e tij e dashur. Lojtari luzitan ka folur sëish së fundmi rreth situatës së tij.

“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen time.

Duhen edhe tre muaj që të përfundojë sezoni.

Jam plotësisht i fokusuar te Manchester City.

Thashethemet dhe spekulimet nuk janë puna ime. Do të jap maksimumin në fushë për skuadrën, kemi ende shumë për të luftuar”.

Bernardo Silva numëron katër gola dhe pesë asiste këtë sezon në kampionatin anglez. “Xholi” ofensiv mbetet në kërkim të rrjetës së parë në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat