Ronaldo: Kampionati arab ndër 4-5 më të fortët në botë

Futboll

Ronaldo: Kampionati arab ndër 4-5 më të fortët në botë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:13
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është rikthyer në kombëtaren portugeze. Luzitanët nisin eliminatoret e Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit (23 mars) dhe Luksemburgut (26 mars).

Rivalët e tjerë për djemtë e Roberto Martinez në grupin J, janë Sllovakia, Islanda dhe Bosnja.

Gjatë prononcimit për shtypin, golashënuesi më i mirë në histori u ndal edhe tek aventura arabe.

CR7 është bërë pjesë e Al Nassr. 38-vjeçari shprehet i bindur se kampionati i Arabisë Saudite, do të shndërrohet së shpejti në një nga 4-5 ligat më të forta në planet.

“Ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, unë nuk do të gjendesha në këtë grumbullim me Kombëtaren. Po luaj në një kampionat shumë kompetitiv.

Liga saudite duhet të shihet nga një tjetër këndvështrim. Natyrisht që nuk është si Premier League. Do të gënjeja po të bëja këtë krahasim, por është realisht shumë konkurruese.

Ka shumë skuadra të mira, kampionati është i ekuilibruar. Lojtarët arabë janë të mirë, të huajt shtojnë cilësinë. Brenda 5-6 viteve, liga saudite ndoshta do të jetë kampionati i katërt ose i pestë më konkurrues në botë”, theksoi Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat