Deklarata e fortë e babait të Moise Kean

Futboll

Deklarata e fortë e babait të Moise Kean

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:44
Moise Kean

Juventusi ka mbërritur në pushimin ndërkombëtar pas fitores së bukur dhe bindëse ndaj Interit në “San Siro”.

Tri pikët e fituara në Milano i lejuan bardhezinjtë të afrohen me zonën Champions të Serie A, duke pritur një prill që do të thotë shumë për fatin e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Trajneri livornez do të ketë më shumë alternativa pas pushimit (për shkak të ndeshjeve të kombëtareve), duke përfshirë Moise Kean, i cili humbi dy ndeshjet e fundit, pasi u përjashtua me karton të kuq në “Olimpico” kundër Romës.

Juventusi e gjobiti dhe ndëshkoi të riun, i cili tani do të duhet të provojë se mund të rifitojë besimin e ekipit dhe trajnerit. 

Babai i tij, Biorou Jean Kean, u pyet mbi sulmuesin në fjalë: “Moise Kean është padyshim djali im, por nuk di asgjë për të.

U përpoqa të flas me Juventusin.

Në atë kohë shkova te zëvendëspresidenti Pavel Nedved, por nuk pati asnjë vazhdim të asaj bisede”.

Më pas vjen shpërthimi i babait të lojtarit bardhezi: “Kam më shumë se një muaj që jam i pastrehë, nuk kam ndërmend t’i jap askujt informacione për djalin, as gazetarëve dhe as klubit. Askush nuk është shqetësuar për mua, nuk do të filloj ta bëj për të tjerët.

Aktualisht jam mes katër rrugëve, duhet të mendoj për veten time dhe të gjej një çati mbi kokë, jo të jap informacione dhe gjykime se kush është më mirë se unë. Kryetari i bashkisë, Fossano, i di për vështirësitë e mia dhe është duke kërkuar një shtëpi për mua, mund t’i kërkoni atij konfirmim të kësaj që po them”.

Një situatë jo e lehtë për rrjedhojë, e cila mund të jetë edhe një nga arsyet e momentit të vështirë psikologjik që po kalon lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat