Strakosha merr përparësi

Futboll

Strakosha merr përparësi

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:55
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje seancën e radhës stërvitore.

Me përgatitjet që po vazhdojnë në Tiranë, nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, ekipi kombëtar ka zhvilluar një seancë në ditë, teksa sot janë programuar dy seanca, një paradite dhe një pasdite.

Sa i përket stërvitjes së djeshme, çdo gjë ka shkuar normalisht, me grupin e plotë përpara ndeshjes me Poloninë.

Pasi kryejnë një nxehjen të mirë në palestër, kuqezinjtë dalin në fushë dhe vendosen duke praktikuar ushtrime taktike, të cilat Silvinjo dhe ndihmësi, Hamdi Salihi, ua shpjegonin lojtarëve.

Të ndarë në dy grupe dhe duke realizuar atë që braziliani kërkonte, dje ishte radha e Anis Mehmetit dhe Nedim Bajramit që të tregonin veten, duke u pozicionuar në krahë.

Ndërkohë, sa i përket formacionit, në portë përparësi mund t’i jepet Tomas Strakoshës, ndërsa deri tani thuajse të sigurt që do të jenë titullarë janë: Hysaj, Balliu, Kumbulla, Uzuni dhe Abrashi. Sa i përket seancave të sotme, ajo e pasdites do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat