Kërcasin gjobat

Futboll

Kërcasin gjobat

Më: 23 mars 2023 Në ora: 18:32
Arsenali

Klubet e Premier Ligës dhe ato të Ligave Profesioniste të Futbollit kanë paguar një shifër prej 1.3 milionë paundësh gjoba këtë sezon për sjellje agresive në fushë. 

“The Sun” ka zbuluar shifrat e gjobave që skuadrat e elitës së futbollit anglez kanë paguar deri tani këtë sezon pas incidentit që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës FA mes Junajtidit dhe Fulhamit, ku u treguan tre kartonë të kuq në harkun e 40 sekondave për miqtë.

Por me sulmuesin Mitroviç, i cili shtyu arbitrin dhe trajnerin Marko Silva në pritje të dënimit, 54 ekipe të tjera nga 92 të ligave profesioniste të futbollit anglez janë gjobitur për sjelljen e tyre.

Arsenali është skuadra që ka paguar shifrën më të lartë të gjobave nga klubet e Premier Ligës këtë sezon (185 mijë paund), ndërsa Mançester Junajtidi dhe Evertoni kanë paguar gjoba me 6 shifra.

Kryesuesit e Premier Ligës janë shpallur fajtorë në katër raste se nuk kanë arritur që të kontrollojnë sjelljen e lojtarëve të tyre këtë sezon.

Vetëm pesë klube të Premier Ligës nuk kanë marrë gjoba për humbje të kontrollit në fushë: Njukasëlli, Brentfordi, Lestëri, Bornmëthi dhe Sauthemptoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat