Dita e zyrtarizimit

Futboll

Dita e zyrtarizimit

Më: 24 mars 2023 Në ora: 12:01
Bayerni dhe Tuchel

Bayern Munchen do të drejtohet nga Thomas Tuchel në vazhdim.

Drejtuesit e klubit gjerman shkarkuan Julian Nagelsmann dhe kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me ish-trajnerin e Chelsea.

Shtypi gjerman raporton se sot do të vijë zyrtarizimi i Tuchel në stolin bavarez. 49-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në vitin 2025 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Tuchel do të debutojë në stolin e Bayernit përballë Borussia Dortmund, ish-skuadrës së tij. Der Klassiker do të zhvillohet më 1 prill në “Allianz Arena”.

Një duel i zjarrtë titulli që do të transmetohet si gjithmonë në SuperSport. Verdhezinjtë kryesojnë Bundesligën me një pikë më shumë se rivalët e Bayernit.

Ndërkohë, debutimi europian për Tuchel do të ndodhë më 11 prill. Bavarezët sfidojnë Manchester City për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League.

Trajneri gjerman ka drejtuar më parë skuadra si Chelsea, PSG, Borussia Dortmund dhe Mainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat