Bashkimi ka një përforcim të ri!

Futboll

Bashkimi ka një përforcim të ri!

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:50
Enis Sadiki

Enis Sadiki është përforcimi më i ri i Bashkimit, ka njoftuar klubi kumanovar.

Mbrojtësi i talentuar nga Sllupçani ka ardhur nga KF Korabi te skuadra e Bashkimit.

Nga KF Bashkimi kanë deklaruar se me Enisin do ta kenë më lehtë realizimin e objektivit-inkuadrimin në Ligën e dytë.

“Bashkimit i ka ardhur një përforcim i ri!

Ai është luani më i ri zi-gjelbër! Mirë se vjen Enis Sadiki!

Një super talent, lojtar qëë forcën fizike dhe intelegjencën i ka me tepricë!

Nga KF Korabi-Dibër në KF Bashkimi 1947! Me Enisin, drejt Ligës së Dytë!”, deklaruan nga KF Bashkimi.

Kujtojmë se ditë më parë Bashkimi angazhoi edhe mesfushorin me përvojë Ylber Alilin.

Bashkimi është lider në ligën e Tretë-Veri me 46 pikë, pas 18 javësh.

Në fundjavë ata takohen me Kumanovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat