Ujkani: Jemi gati

Futboll

Ujkani: Jemi gati

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:24
Samir Ujkani

Kombëtarja e Kosovës nesër (e shtunë) do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Nesër, “Dardanët” do të ndeshen me Izraelin në udhëtim, me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Tel Avivit, atje ku ka mbajtur edhe konferencën e fundit për media para kësaj përballjeje.

Në konferencë u paraqit edhe portieri Samir Ujkani, i cili foli për qëllimin e Kosovës në këtë cikël kualifikues.

“Jemi gati për me arrit suksesin tonë, me jep maksimumin.

Qëllimi jonë është të mbledhim sa më shumë pikë për kualifikim historik”, tha Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat