Këtë lajm po e pret Kosova dhe e gjithë Evropa, 4 prilli vendimtar

Futboll

Këtë lajm po e pret Kosova dhe e gjithë Evropa, 4 prilli vendimtar

Nga: K. G. Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:59
Pamje nga një ndeshje

UEFA po mendon që së shpejti ta përjashtojë Bjellorusinë nga të gjitha garat evropiane, sipas lajmeve të fundit që kanë vërshuar mediat botërore.

Dihet se Kosova është në Grupin I me Bjellorusinë, Izraelin, Rumaninë, Zvicrën dhe Andorrën.  

Konkretisht, në seancën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s (4 prill) do të diskutohet për përjashtimin e mundshëm të Bjellorusisë nga gara, si dhe nga kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.

“Federata Evropiane e Futbollit ka diskutuar për situatën në Bjellorusi për një kohë të gjatë dhe kjo do të ndodhë edhe në Komitetin e ardhshëm Ekzekutiv”, tha presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat