Rritet dukshëm vlera e Aro Muric

Futboll

Rritet dukshëm vlera e Aro Muric

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:17
Aro Muric

Arijanet Muric është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Portieri fantastik i Kosovës është duke kaluar nëpër sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Falë paraqitjeve të mrekullueshme me Burnleyn në Championshipin anglez, vlera e Muric është rritur nga faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve ‘Transfermarkt’.

Nga katër milionë sa kushtonte më parë, Aro Muric tani ka vlerën prej gjashtë milionë eurove.

24-vjeçari ka shkëlqyer nën urhdrat e Vincent Kompany te Burnley, pasi ka mbrojtur në 35 ndeshje, ku 15 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat