Skriniar “tërbon” përsëri Interin

Futboll

Skriniar “tërbon” përsëri Interin

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:20
Skriniar

Milan Skrinjar tashmë i përket të kaluarës te Interi dhe veprimet e mbrojtësit sllovak bëjnë të qartë se edhe lamtumira nuk do të jetë me fund të lumtur.

Edhe pasi deri pak kohë më parë ia mbante shiritin e kapitenit, tani mbrojtësi është jashtë projektit zikaltër për këtë sezon, pasi ka humbur vendin e titullarit dhe sjelljet e tij bëjnë të qartë se ai po pret me padurim që të largohet nga Milano.

Destinacioni është PSG dhe nuk ka asgjë për të fshehur në këtë mes.

E konfirmon edhe situata e tij e fundit, me dëmtimin që ka pësuar dhe që e detyroi të largohet nga grumbullimi i kombëtares.

Për rikuperimin nga ky dëmtim, ai nuk ka ndjekur këshillat e stafit zikaltër, por ato të PSG-së, klubit të tij të ardhshëm.

Para se të shkonte në grumbullimin e kombëtares, ai ka udhëtuar drejt Francës, në Bordo, i shoqëruar nga një nga mjekët e PSG-së.

Ai ka qenë i pranishëm në një qendër të specializuar e cila ka lidhje të ngushta me pronarët nga Katari të klubit francez.

Interi ishte në dijeni, por me siguri në klub nuk ishin edhe aq të lumtur për situatën, pasi do të dëshironin që mb5rojëtsi të mos mendonte që tani për atë që do të ndodhë pas datës 30 qershor kur do të bëhet pjesë e parisienëve.

Ndaj kjo situatë nxjerr edhe më shumë jashtë planeve mbrojtësin, tek i cili Interi do të kthehet të besojë vetëm në rast emergjence ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat