Leao tallet nga tifozët e Sportingut

Futboll

Leao tallet nga tifozët e Sportingut

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:50
Leao

Rafael Leao dhe Joao Mario u tallën nga tifozët në stadiumin “Jose Alvelade” në ndeshjen të cilën Portugalia e fitoi kundër Lihtenshtejnit, në kuadër të EURO 2024, për shkak të largimit të tyre nga Sporting Lisbonës dhe ngjarjeve pasuese në karrierën e tyre përkatëse.

Një episod që preku shumë Federatën Portugeze të Futbollit, me presidentin Fernando Gomes, që u doli në mbrojtje lojtarëve.

“Unë e konsideroj të papranueshme që çdo lojtar i kombëtares mund të shahet nga tifozët e tyre kur dalin në fushë.

Këto sulme më kanë shkaktuar mosbesim, trishtim dhe neveri.

Kjo mungesë respekti duhet të dënohen publikisht. Këto episode nuk mund të përsëriten, pavarësisht se kush është lojtari i përfshirë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat