Maguire lartëson veten

Futboll

Maguire lartëson veten

Më: 25 mars 2023 Në ora: 14:52
Harry Maguire

Harry Maguire është i duhuri për Southgate.

Ai ka përfaqësuar Anglinë në çerekfinale të mëdha, gjysmëfinale dhe në një finale, ka 54 paraqitje, ka qenë në skuadrën e Euro 2020, ka shënuar një penallti nën presion dhe ka parë tifozët që e hyjnizojnë shumë herë.

Ai është gjithashtu kapiteni i Manchester United, ai ka veshur fanellën 168 herë, por këtë vit humbi vendin nga Lisandro Martinez në qendër të mbrojtjes.

Madje, shumë raporte flasin për largimin e tij në verë.

Duke folur për “The Times”, mbrojtësi anglez përgjgijet nëse ndihet i vlerësuar.

“Për Anglinë, po, e ndjej.

Natyrisht, sezoni i kaluar ishte i vështirë për ekipin, por, unë e kam dëshmuar veten te Gareth Southgate, i cili punon me një gamë të gjerë qendërmbrojtësish.

Ai ka zgjedhjen e të gjithë qendërmbrojtësve anglezë në vend dhe unë luaj sa herë që jam i gatshëm.

Jam i sigurt se nëse i pyet djemtë e tjerë, ata e dinë se çfarë sjell në ekip. Unë jam 30 vjeç, por nuk kam çfarë provoj më. Kam mbi 50 ndeshje, unë jam mbrojtësi i Anglisë me më shumë gola.

Kam luajtur pothuajse 200 herë për Manchester United, kam qenë kapiten i klubit për tre vjet, por gjithashtu e kuptoj që kur je kapiten i Manchester United je nën vëzhgim më të madh.

Sezonin e kaluar në nivel klubi performanca ime nuk ishte mjaft e mirë, së bashku me të gjithë të tjerët, nuk isha i vetmi që luftova për formën e mirë”, theksoi Maguire, duke treguar rëndësinë e tij si mbrojtësi i Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat