Napoli, afër titullit

Futboll

Napoli, afër titullit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:48
Napoli

Udhëtimi i Napolit mund të rishkruajë disa rekorde të kategorisë kryesore të futbollit italian.

Me këtë ritëm, Azzurrët mund të kaloajnë 102 pikët e Juventus-it të Conte-s, por jo vetëm.

Ka një rekord që ka zgjatur për 75 vjet dhe që askush nuk ka arritur ta thyejë, vetëm ta barazojë.

Torino e vendosi këtë në sezonin 1947/1948, kur ata fituan titullin 5 ndeshje para fundit të kampionatit.

Gjatë historisë, Fiorentina (1955/1956), Interi (2006/2007) dhe Juventusi (2018/2019) kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë: askush nuk ka shkuar më tej. Napoli mund të arrijë këtë moment të rëndësishëm, duke qenë se për momentin avantazhi i pikëve ndaj të dytit në renditje është rritur në 19.

Fitimi i kampionatit me më shumë se 5 ndeshje për të mbetur do të bënte që rekordi të bjerë, duke lejuar Napolin e Spalletti-t të hynte edhe më tej në historinë e futbollit italian.

Krahasimi me kampionatet e tjera të mëdha europiane është gjithashtu i veçantë.

Në Spanjë ka të njëjtin rekord, me Real Madridin (1960/1961 dhe 1974/1975) dhe Barcelonën (1973/1974) që nuk kanë shkuar kurrë më tej 5 ndeshjeve për të fituar La Liga-n.

Numra të frikshëm ato të regjistruara nga Liverpooli në sezonin 2019/2020, që cili arriti suksesin në Premier League 7 ndeshje para fundit, ashtu si Bayern Munich në Bundesliga-n 2013/2014. Ndërsa ka ardhur 8 ndeshje para fundit fitorja e Paris Saint Germain në Ligue 1 2015/2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat