Tifozët kërkojnë rikthimin e Messit

Futboll

Tifozët kërkojnë rikthimin e Messit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:58
Messi e Laporta

Emri i Lionel Messit është gjithmonë në qendër të lajmeve dhe në këtë rast ka qenë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ai që i është referuar argjentinasit.

Laporta ka konfirmuar se largimi i Leos mbetet një nga pengjet e tij, duke premtuar se do të bëjë gjithçka që të normalizojë marrëdhëniet e klubit me argjentinasin dhe pse jo ta kthejë atë të veshë sërish fanellën “blaugrana”.

“Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Mesit me Barçën.

Do të shohim, por ai e di që dyert e Barçës janë të hapura për të” tha presidenti i katalanasve në kanalin “Youtube” “Biznesi dhe paratë”.

“Messi është lojtari më i mirë në histori.

Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them, sepse ai është lojtar i PSG-së dhe duhet të kem respekt për klubin të cilin ai përfaqëson”, shtoi ai. Laporta, nga ana tjetër, konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij për largimin e Leo Mesait në vitin 2021, që sipas tij ishte i detyrueshëm duke parë situatën financiare të klubit.

“Nuk besoj se ia vlen ta përsëris, sepse të gjithë e keni të qartë së trashëgimia që gjeta kur u bëra president nuk ishte e mirë. Klubi ishte i rrënuar financiarisht dhe mua si president më duhej të merrja një vendim për të cilin nuk pendohem, por sikurse duhet ta pranoj se nuk jam i kënaqur.

Unë mendoj se lamtumira e Mesit nga futbolli duhet të jetë vetëm te Barça”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat