Juve sërish pas Zaniolos

Futboll

Juve sërish pas Zaniolos

Më: 26 mars 2023 Në ora: 15:54
Zaniolo

Klubi italian, Juventus nuk e ka ndërmend të heq dorë nga futbollisti italian i Galatasarayt, Zaniolo.

‘Zonja e Vjetër’ sipas medieve italiane, do të provojë sërish që italianin ta transferojë gjatë kësaj verë.

Zaniolo në muajin janar iu bashkua gjigantëve të Turqisë nga AS Roma.

“Juventusi do të provojë sërish për Zaniolon. Lojtari ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 30 milionë euro”, shkruajnë mediet italiane.

Galatasaray thuhet se nuk do të heq dorë lehtë nga ylli i tyre, derisa pak ditë më parë edhe vet lojtari deklaroi se preferon qëndrimin në Stamboll edhe për disa sezone,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat