Ronaldo i pandalshëm në vitin 2023, ka më shumë gola se ndeshje 

Futboll

Ronaldo i pandalshëm në vitin 2023, ka më shumë gola se ndeshje 

Më: 27 mars 2023 Në ora: 14:21
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po tregohet i pandalshëm në vitin 2023.

Ylli portugez i realizoi dy gola mbrëmë në fitoren e Kombëtares së tij ndaj Luksemburgut me rezultat 5:0, ndërsa golat tjerë i shënuan Joao Felix, Bernardo Silva, Otavi e Rafael Leao.

Me këtë rast, 38 vjeçari arriti në kuotën e 13 golave në 12 ndeshje të zhvilluara në tre muajt e parë të këtij viti.

Kjo i bie që “CR7” ka statistika impresionuese me më shumë gola se ndeshje.

Ai e sheh veten përkrah sulmuesve më në formë të futbollit evropian këtë vit si Rashford, Haaland e Osimhen.

Njëherësh, futbollisti i Al-Nassr arriti në kuotën e 122 golave me Kombëtaren nga 198 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 11 veç ndaj Luksemburgut.

Pra, Ronaldo synon ta arrijë numrin jubilar prej 200 ndeshjesh me Portugalinë, me të cilën ishte shpallur kampion i Evropës, e me të cilën synon të luajë edhe në Euro 2024.

Pra, përkundër moshës së shtyrë, ish-futbollisti i Sportling Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit po tregon se nuk është ende i mbaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat