Prapaskena e bujshme

Futboll

Prapaskena e bujshme

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:00
Julian Nagelsman

Shkarkimi i befasishëm i Julian Nagelsman ka lënë ende pasoja në kampin e tifozërisë bavareze, por jo vetëm, marrë në konsideratë edhe periudhën në të cilën ndodhi.

Së fundmi “Sport Bild” nxjerr në skenë klauzolën nga drejtuesit e Bajernit për çdo klub që dëshiron të firmosë me trajnerin Nagelsman.

Sipas burimit në fjalë, shuma nuk është e përcaktuar, por pohon se ekziston tarifa.

Totenhemi dhe Real Madridi kanë ngritur “antenat” më lart nga të tjerët deri në këtë moment, çka do të thotë se ata duhet të mendohen mirë, nëse dëshirojnë që 35-vjeçari të jetë nën urdhrat e tyre.

Strategjia e binomit Kahn-Salihamixhiç kërkon të fitojë sa më tepër kacidhe, pasi ish-tekniku i Lajpcigut u kushtoi 25 milionë euro rekordmenëve në verën e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat