Dortmund ‘blindon’ talentin e tyre

Futboll

Dortmund ‘blindon’ talentin e tyre

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:49
Jude Bellingham

Borussia Dortmund është e gatshme t`i ofrojë Jude Bellingham një rritje të pagës prej 150 për qind për ta mbajtur atë edhe më tutje në skuadër, raporton ‘Bild’.

Talenti anglez është një nga futbollistët më të kërkuar nga top-klubet evropiane.

Performanca e mirë e Bellingham këtë sezon të garave, ka ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester City dhe Liverpool.

‘Milionerët’ e Gjermanisë thuhet se janë të gatshëm t’ia rrisin pagën talentit të tyre 150 përqind në mënyrë që atë ta mbajnë edhe në skuadër të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, siç raportohet, vera që po vjen do të jetë e ‘nxehtë’ për Bellingham pasi Reali, City dhe Liverpool prej kohësh i kanë vënë syrin supertalentit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat