Tuchel befason tifozët

Futboll

Tuchel befason tifozët

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:32
Tuchel befason tifozët duke e goditur lojtarin

Tifozët kanë mbetur të habitur pasi Thomas Tuchel goditi Leroy Sane nga mbrapa gjatë seancës së tij të parë stërvitore te Bayern Munich. Ish-trajneri i Chelsea-t më pas e mori sulmuesin për bisedime larg pjesës tjetër të skuadrës.

Dyshja po bisedonin një për një në skaj të fushës stërvitore, ndërsa Tuchel po kërkon të zbatojë stilin e tij te skuadra bavareze. Dhe tifozët kanë folur për këtë veprim në rrjetet sociale.

Njëri shkroi në Twitter: “Kjo është një mënyrë për të nisur aventurën e tij”. Një i dytë shkroi: “Ai tashmë tregon drejtimin për Sane në muajin e ardhshëm.

Më pëlqen”.

Një i tretë komentoi: “Nuk më besohet që e goditi me shkelm”. Ndërsa një i katërti tha: “Që tani duke i marrë me shkelma me sa po shoh”. Një i pestë shtoi: “Trajneri i ri nuk tërhiqet mbrapa”.

Sane dyshohet se aktualisht është duke udhëtuar nga Anglia për të luajtur për Bayern-in çdo javë pasi e dashura e tij Candice Brooks nuk jeton në Gjermani.

Bild thekson se familja e yllit është kthyer në Angli pasi Candice nuk dëshiron të jetojë në Mynih dhe tani e ndan kohën e saj mes Londrës dhe Mançesterit.

Megjithatë, ajo ka treguar se arsyeja e kthimit në Angli ka qenë për shkak të çështjeve jashtë kontrollit të saj. Bild pretendon se situata e ka detyruar Sane që të udhëtojë rregullisht mes tre qyteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat