Koeman tregon një detaj për Laportën

Futboll

Koeman tregon një detaj për Laportën

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:01
Koeman e Messi

Ronald Koeman, trajneri i Holandës dhe ish-trajneri i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për Relevo, duke u kthyer për të folur për lamtumirën e Messit me Blaugranët:

“Laporta më tha: Nesër do të rinovojmë Leo Messin.

Kemi bere gjithcka qe duhet gati, keshtu qe ai do te vazhdoje me ne…

Të nesërmen më thirri dhe më tha: ‘E shoh të komplikuar…

Pastaj, në mbrëmje Leo largua dhe nuk ishte me lojtar i Barcelonës.

Keto ishin dy ditët në të cilat unë bisedova, u kontaktova dhe me pas kuptova se Messi kishte ikur…

U trajtuan shumë tema, si ajo që ka të bëjë me shkarkimin e tij dhe debutimin e Pedrit:

“Kur një president shfaq dyshime ndaj teje, është problem.

Kishte shumë gjëra kundër, si situata ekonomike e klubit, zgjedhjet, Covid lamtumirat e Messit dhe Griezmannit…

Sa i përket të rinjve, Pedri është i pari që kam debutuar, nuk e kam njohur mirë dhe kjo është ajo që më ka befasuar më shumë sepse që nga dita e parë ai ishte tashmë në një nivel mbi moshen e tij. Ishte shume e lehte ta aktivizoje”…

Ashtu siç pritej, lamtumira e Messit zvogëloi përfitimet e Barçës së Koeman.

Në sezonin e tij të parë në krye të ekipit të parë të meshkujve, 2020/2021, skuadra, pavarësisht se kishte dobësi, pati majat e futbollit të mirë, fitoi Kupën e Mbretit dhe garoi deri në fund në kampionatin e La Ligës.

Nga ana tjetër, sezoni i parë pa argjentinasin përfundoi bosh, me zëvendësimin e famshëm në pankinën e Koeman nga Xavi Hernández, për shkak të një serie katastrofike rezultatesh dhe sensacionesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat