Kërcënuan klubin me largim

Futboll

Kërcënuan klubin me largim

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:04
Romero dhe Richarlison

Dy lojtarët e Totenhemit, Kristian Romero dhe Richarlison, lëshuan ultimatume mbi të ardhmen e tyre në klub nëse Antonio Kontedo të kishte qëndruar në stol, sipas raportimeve që vijnë nga Argjentina.

Italiani u largua me konsensus të dielën pas një shpërthimi kundër lojtarëve të tij dhe klubit pas barazimit 3-3 ndaj klubit të fundit të Premier Ligës, Sauthemptonit.

Gazetari argjentinas, Gaston Edul, tha se marrëdhënia e Romeros dhe Riçarlisonit me të arriti në pikë kritike dhe se ata menduan të largoheshin nga klubi pas kritikave brutale të teknikut italian.

Por në grupin e lojtarëve kundër 53-vjeçarit ishin edhe disa emra të tjerë, përfshirë Pierr-Emil Hojbjergun, i cili i kërkoi Kontes qëtë ishte më preciz me komentet e tij.

“Marrëdhënia e Kontes me skuadrën ishte shumë e keqe, është e panevojshme të thuhet, është diçka që mund ta shohim në fjalët e tij.

Disa lojtarë kishin dhënë ultimatum në rast se ai vazhdonte. Qëndrimi i Totenhemit ndryshoi”, tha Edul për televizionin argjentinas “TyC Sports”.

Dhe kur u pyet nëse lojtarët kishin lëshuar ultimatume nëse Konte do të kishte qëndruar, Edul konfirmoi teorinë, përpara setë zbulonte edhe dy emrat që kishin kërcënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat