Calhanoglu humbet 5 ndeshje

Futboll

Calhanoglu humbet 5 ndeshje

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:14
Calhanoglu

Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa regjisorin Hakan Calhanoglu. Corriere dello Sport shkruan se dëmtimi i turkut është më serioz dhe pritet të mungojë të paktën 5 ndeshje.

Calhanoglu humbet në këtë mënyrë sfidat kundër Fiorentines, Juves në gjysmëfinale të Kupës, Salernitana-n, Benficën dhe Monzën.

Inzaghi është i detyruar të kthejë edhe një herë sytë nga Brozovic, me kroatin që pritet të marrë pozicion e tij të vjetër, atë të regjisorit.

Kalanderi në këtë fillim prilli do të jetë i ngjeshur, teksa Inzaghi mund t’i besojë minuta edhe Kristjan Asllanit.

Mesfushori kuqezi nuk shijon asnjë minutë në tetë ndeshjet e fundit duke e kthyer në një mister të madh. Paraqitja e mirë ndaj Polonisë me Kombëtaren tonë mund të jetë një shtysë për të ardhmen, që të ketë më shumë hapësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat