De Laurentis i tërbuar

Futboll

De Laurentis i tërbuar

Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:19
Aurelio De Laurentis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, nuk është i kënaqur që në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të ketë përballë Milanin, një tjetër skuadër italiane.

Para gazetarëve sot ai nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij që rregullorja lejon përplasje mes skuadrave të të njëjtit shtet.

“Këto për fat të keq janë problematikat e një UEFA pa tru…

Imagjinoni nëse do të kshim pasur edhe një ndeshje të katërt në Kupën e Italisë, do të kishte qenë qesharake, ashtu siç është qesharake të luash tre herë ndaj të njëjtës skuadër.

Nëse dikush luan kompeticionet europiane, dëshiron të matet me skuadrat më të mira europiane…

Milani duhej të luante me një tjetër skuadër europiane dhe Napoli duhej të luante me një tjetër skuadër europiane.

Për fat të keq, derisa të mos ndryshojmë UEFA-n, do të jemi të gjithë skllevër të një Ministrie të futbollit dhe jo të një shoqate të shoqërive të vërteta futbollistike”, tha De Laurentis para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat