Dëmtime e shkualifikime

Futboll

Dëmtime e shkualifikime

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:35
Masimiliano Alegri

“Të shohim përpara dhe jo mbrapa, pasi në futboll gjithmonë ka rëndësi ndeshja e radhës”.

Masimiliano Alegri është gati të rinisë vrullin në kampionat, pas pauzës së kombëtareve, për t’i dhënë rëndësinë e duhur edhe fitores entuziazmuese kundër Interit. Sepse mbi të gjitha, muaji prill do të jetë një ferr për bardhezinjtë dhe nuk është thjesht një mënytë të thëni (shihni kalendarin).

Nga Verona sot e deri te Bolonjë më 30 prill, në mes do të kalojnë dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë me Interin, dy çerekfinalet e Ligës së Europër kundër Sportingut të Lisbonës, por në të njëjtën kohë edhe transferta me Lacion, e vlefshme për zonën Champions dhe dueli me kryesuesit e Serisë A, Napolit.

Gjithsesi, trajneri Alegri kërkon ta nisë mbarë, përpara se të nisë të shqetësohet për kalendarin e ferrit. Dhe me të drejtë, duke parë se përballë Veronës, mes dëmtimeve dhe skualifikimeve, “Zonja e Vjetër” do të jetë e arnuar në të gjitha repartet.

“Nuk dua të mendoj për sfidat me Interin, Sportingun apo ku di unë çfarë na pret tjetër.

Është e rëndësishme që pas fitores me Interin në kampionat ta nisim mbarë me Veronën, pasi dua që të konsolidojmë vendin e dytë në kampionat, të paktën pikët që kemi fituar në fushë, pasi nuk do të jemi vetëm ne që kemi ndeshje të vështira. Verona është një skuadër që pavarësisht renditjes që ka, e cila për mua është gënjeshtare, di të bëjë lojëra të rrezikshme, prandaj nëse duam që të dalim me tri pikë, duhet ta marrim në dorë lojën që në minutën e parë.

Kieza dhe Di Maria meqë mungon Rabio? Kundër Veronës nuk do të kem në dispozicion Bonuçin, Pogbanë, me të cilin nuk di ende se çfarë po bëhet, Kaio Zhorzhin, plus të skualifikuarit Rabio e Paredes. Për sa i përket të tjerëve, Kostiç do të jetë normalisht në fushë, ndërsa Kieza, edhe pse është mirë, do të jetë një kartë për t’u hedhur gjatë sfidës.

Edhe Di Maria nuk do të jetë mes titullarëve, por ashtu si Kieza duhet të jenë të gatshëm për vazhdimësinë e takimit, – vazhdon Alegri, i cili i pyetur për sulmin në mbyllje të intervistës, duke parë edhe rikthimin e Milik, saktëson: – Milik ka rikuperuar dhe sigurisht që rikthimi i tij më jem më shumë alternativa për të menduar një rrotacion, në pritje të mesjavës, ku do të ndeshemi me Interin në kupë. Edhe Ken është gati, pas marrëzisë në Romë, ndaj kam luksin që të zgjedh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat