Pato “vë bast”

Futboll

Pato “vë bast”

Më: 1 prill 2023 Në ora: 13:08
Pato

Ish-lojtari i Milanit, Alexandre Pato, ka folur për faqen “AllMilan.it” dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me shanset që “Djalli” ka për t’u kualifikuar në Champions League kundër Napolit, për të cilat thotë se janë shumë të larta:

“Unë mendoj se Milani po bën mirë dhe se ka ekipin e duhur për këtë moment në Ligën e Kampionëve. Sipas meje, kuqezinjtë mund të përqendrohen shumë në Ligën e Kampionëve.

Vë bast se Milani do ta kalojë edhe raundin çerekfinal. E shoh duke luftuar në Napoli, por do të bëjë shumë mirë në ‘San Siro’. Ne mund të ëndërrojmë për finalen”.

Kujtojmë se Alexandre Pato ishte një nga talentet më të pastra që Italia e futbollit ka admiruar në 15 vitet e fundit. Një debutim ëndrrash, vetëm 18 vjeç, me një gol kundër Napolit dhe në një kohë të shkurtër tashmë titullar i Milanit që kishte në përbërje asokohe kampionë të kalibrit të Ronaldos dhe Kakà, pastaj Ronaldinho dhe gjithashtu Ibrahimovic.

Dhjetë vite më parë lamtumira, kthimi në atdhe dhe eksperiencat në Spanjë, Angli, Kinë e në fund SHBA. Në Orlando, aventura e tij e fundit sipas rendit kronologjik. Sot, në moshën 33-vjeçare, Pato ka kartonin në dorë dhe është gati t’ia nisë nga e para. Ai stërvitet në Sao Paulo dhe si ish-partneri i tij Ibra dëshiron të dëshmojë edhe një herë se mund të rifillojë pas një dëmtimi:

“Jam mirë. Fatkeqësisht, lëndimet ndodhin në futboll dhe më kanë penguar kohët e fundit.

Kam vuajtur me gjurin, pas një përplasjeje loje.

Më kanë mbetur edhe dy muaj për t’u rikthyer në fushë, por nuk jam me nxitim.

Tani jam lojtar i lirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në këto dy muaj.

Për momentin dua vetëm të shërohem mirë, nuk po nxitoj të kthehem. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk i mbyll dyert asnjë klubi.

Jam i lumtur që Sao Paulo më ka hapur dyert për t’u trajtuar këtu, por kurrë nuk kemi folur për t’u kthyer e luajtur me ta. Do të shohim, ata e dinë që unë jam i lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat