Sokoli: Bëmë shumë gabime

Futboll

Sokoli: Bëmë shumë gabime

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:07
Bylbyl Sokoli

Rastet e shpërdoruara të Malishevës kanë bërë që skuadra ta humbë takimin kundër Llapit në “Zahir Pajaziti”, ka theksuar pas ndeshjes trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli.

Malisheva u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Llapi.

“Ndeshja ishte e luftuar me shumë angazhim nga lojtarët tanë.

Por ne bëmë shumë gabime po ashtu, që u shfaqën te shpërdorimi i disa rasteve të qind për qindta”.

“Djemtë dhanë maksimumin. Një humbje që vjen nga një lojtar që kemi pasur përqendrimin të kemi kujdes nga ai”.

“Shpërdorimi i rasteve është një, por djemtë po luajnë edhe me presion dhe kjo po na penalizon.

Nuk u godit porta në disa momente. Këto ndodhin në futboll.

Djemtë dhanë maksimumin, kjo është pjesa më e rëndësishme”, deklaroi Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat