Trajneri i Lazio-s, Maurizio Sarri, ka bërë një deklaratë të fortë në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së kampionatit që bardhekaltrit do të luajnë kundër Monza-s.
Trajneri italian ka folur për kombëtaret: “Unë nuk kritikoj kombëtaret, nuk më intereson asgjë. Kam parë 10 minuta të ndeshjes mes Kosovës dhe Andorrës, kam parë të gjithë lojtarët në zonë, kam thënë ‘çfarë dreqin ka ndodhur?’.
“Unë kritikoj kalendarin, sepse në këtë mënyrë ulet cilësia, ka gjithmonë 5-6 mungesa, duhet të më shpjegojnë se ku duan të shkojnë.
Futbolli është kthyer në biznes, nëse më pas bëhet vetëm biznes nuk e përjashtoj që pas 10 vitesh nuk do t’i interesoj më askujt”.
Në lidhje me merkaton: “Lojtarët italianë? Kemi folur gjithmonë për këtë, japin më shumë identitet. Nëse janë 6-7 italianë është një gjë shumë e mirë, akoma më mirë me 7-8 lacialë. Por janë të shumtë që e mendojnë këtë.
“Një lojtar italian që ka bërë 5 ndeshje kushton 20 milionë, një tjetër me 20 ndeshje në Bundesliga kushton 4. Nuk do ta kuptoj kurrë”, ka thënë trajneri i Lazio-s.