Retegui gati për Evropën

Futboll

Retegui gati për Evropën

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:18
Retegui

Pas golave me Kombëtaren italiane ndaj Anglisë në debutim e më pas Maltës, “bomberi” italo-argjentinas, Mateo Retegui ka arritur të shënojë sërish teksa ka siguruar fitoren e ekipit të tij, Tigres, në Kampionat argjentinas me një gol në minutën e 99’-të duke e vënë sulmuesin “vrastar” në shënjestrën e ekipeve evropiane.

Sipas raportimeve të mediave italiane, “zikaltërit” e Interit janë në krye të garës për të siguruar shërbimet e “bomberi”, pasi sipas mediave ka një marrëveshje paraprake me lojtarin dhe familjen e tij.

Klubi milanez duhet të shikojë buxhetin për sezonin e ardhshëm pasi për të siguruar shërbimet e Reteguit, ata duhet të paguajnë shifrën e 18 milionë eurove në llogarinë e Tigresit.

Në ndjekje të Reteguit është vënë dhe Atletico Madrid dhe Eintracht Frankfurt, të cilat duket se janë të gatshme për t’ia bërë punën sa më të vështirë “zikaltërve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat