Newcastle deklason West Hamin

Futboll

Newcastle deklason West Hamin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:22
Pamje nga ndeshja

Newcastle United ka konsoliduar vendin e vet në top-katërshen e Preimer League pas arritjes së fitores së katërt radhazi. 

Kjo pas fitores së madhe 5:1 ndaj West Ham United të mërkurën. 

Wilson (6', 46'), Joelinton (13'), Isak (82'), Joelinton (90') kanë shënuar golat për Newcastle.

Golin e vetëm për West Ham e ka realizuar Zouma (40'). 

Pas kësaj ndeshje Newcastle gjendet në pozitën e tretë me pesëdhjetë e tri pikë, derisa West Ham është në vendin e pesëmbëdhjetë me njëzet e shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat