Ozil “i mahnitur” nga performacnat e Benzemas

Futboll

Ozil “i mahnitur” nga performacnat e Benzemas

Më: 6 prill 2023 Në ora: 13:22
Ozil e Benzema

Ozil “i mahnitur” nga performacnat e Benzemas!

Karim Benzema e ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme muajin prill, ku në dy sfidat e para ndaj Real Valladolid e së fundmi Barcelona, ka shënuar plot 6 gola ose më konkretisht nga një tregolësh për secilën ndeshje.

Pas tregolëshit të mbrëmjes së djeshme në fitoren 4:0 ndaj rivalëve historikë të Barcelonas, ku padyshim protagonist i “galaktikëve” ishte “bomberi” francez, për këtë të fundit një koment e bëri dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Mesut Ozil, i cili në një postim në rrjetin social “Twitter”, e konsideroi francezin si “numrin 9” më të mirë të brezit tonë .

“Mbreti! Shoku im Benzi! Numri 9 më i mirë i brezit tonë”,- është shprehur Ozil në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat