Bojkoti i stërvitjes

Futboll

Bojkoti i stërvitjes

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:39
Kukësi

Situata te Kukësi nuk është aspak e mirë kur po vjen fundi i sezonit.

Për shkakun e disa rrogave të prapambetura, lojtarët zgjodhën që të mos stërviteshin.

Ky bojkot po vazhdonte dhe drejtuesit mbërritën në një vendim.

Supersport raporton se i është dhënë fjala lojtarëve se do të marrin rrogat e prapambetura dhe do të zgjidhet i gjithë problemi pas ndeshjes me Tiranën, e cila do të luhet të hënën.

Kështu futbollistët kanë vendosur që të nisin sërish përgatitjen kundër bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat