Marash Kumbulla bën gati valixhet

Futboll

Marash Kumbulla bën gati valixhet

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:00
Pamje nga një ndeshje

Marash Kumbulla ka kaluar si alternativë e pestë te Roma.

Përveç treshes së paprekshme Ibanez-Smalling-Mancini, ishte Llorente që e kaloi në radhën e rëndësisë mbrojtësin shqiptar.

Largimi i Kumbullës në merkaton e verës duket si një çështje e mbyllur.

Madje te Roma e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Mediat italiane raportojnë se Roma ka arritur akordin me mbrojtësin 23-vjeçar të Zëolle në Holandë, Van Den Berg.

Zwolle ndodhet në ligën e dytë të futbollit të Holandës, por te Roma shohin pontecial të madh te Van Den Berg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat