Manchester United është vënë pas talentit suedez, Otto Rosengren. 19-vjeçari po shkëlqen në elitën suedeze teksa aktivizohet me skuadrën e Mjallby.
“Djajtë e Kuq” janë mes disa klubeve të cilat pretendojnë shërbimet e mesfushorit teksa vetë drejtori i suedezëve, Hans Larsson pranoi interesin edhe nga ana e anglezëve.
“Ende nuk ka asgjë konkrete sa i takon Rosengren, ka vetëm thashetheme dhe janë disa klubet që interesohen për të.
Bëhet fjalë për klube daneze, holandeze dhe një klub anglez.
Po, është edhe Manchester United i interesuar për Rosengren.
Megjithatë, duhet të presim dhe të shohim pasi për Rosengren është vetëm sezoni i parë në skuadrën e parë të Mjallby dhe eksperienca e parë në elitë.
Unë nuk jam i sigurt nëse Rosengren kërkon të largohet apo jo, mbetet për t’u parë në vijim.
Për klubin e Mjallby interesimi i shumë klubeve dhe i Manchester United është diçka shumë pozitive pasi do të thotë se po punojmë në mënyrën e duhur”, u shpreh Larsson.