Juventusi në telashe

Futboll

Juventusi në telashe

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:55
Di Maria

Reparti ofensiv i Juventusit, i cili ka kushtuar mbi 150 milionë vetëm blerjet e kartonave, nuk po shënon me gola dhe ka ndakuar.

Mes Vlahoviqit, Di Marias, Kean-it, Chiesas dhe Milik-ut, i fundit që ka mundur të festojë ka qenë Moise, i cili shënoi kundër Veronës.

Më tej, mjafton të mendosh se një mbrojtës Gatti dhe një mesfushor Rabiot ishin vendimtarë në kalimin e turit në Europa League, ndaj Sportingut.

Por sa kushton mungesa e golit për sulmuesit e Juventusit? Vetëm të mendohet se sa i kushtojnë Juventusit në aspektin ekonomik (raporti paga/numër gol), golat sezonal të Vlahovicit (7 milionë paga neto / 11 gola), Kean (3/8 gola), Milik (3/8 gola), Di Maria (6/8 gola) dhe Chiesa (5/2 gola).

Fatura është e kripur edhe duke përjashtuar Federicon, i cili po rritet pas dëmtimit të ligamentit, por jo ende në nivelet para operacionit.

Çdo gol i Vlahovicit deri më tani ka kushtuar 636,000 euro neto (1,17 milionë bruto për arkat e klubit), Di Maria 750,000 neto (1,38 bruto) dhe çifti Kean-Milik 375,000 (491,000 bruto) falë dekretit, 693,000 bruto për për polakun).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat