Reus: Jemi të gjithë të fokusuar

Futboll

Reus: Jemi të gjithë të fokusuar

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:37
Reus

Prej 11 vitesh “fantazisti” gjerman Marco Reus luan me fanellën e Borussia Dortmund dhe teksa pritej që sezoni aktual të ishte i fundit për 33-vjeçarin me bluzën e “verdhezinjve”, bordi ka vendosur të rinovojë edhe për 1 vit kontratën e tij.

I entuziasmuar për rinovimin, si dhe për pozicionin që “verdhezinjtë” kanë në tabelën e klasifikimit (aktualisht janë të parët), Reus foli për fansat e Dortmund, ku i premtoi atyre besnikëri “të përjetshme”.

Në fjalën e tij, “fantazisti” gjerman i kërkoi gjithashtu shokëve të tij të skuadrës të fokusohen vetëm te fitorja në 5 ndeshjet e mbetura të sezonit, teksa difereneca prej vetëm 1 pikësh me Bayernin e vendit të 2-të nuk u “premton” asgjë “verdhezinjve”.

“Ne si ekip, si dhe të gjithë tifozët, jemi të gjithë të fokusuar në një qëllim të madh që kemi në mendje, duam të jemi kampionë të Gjermanisë dhe ne kemi nevojë për çdo lojtar të Borussia Dortmund për ta bërë këtë.

Unë ende kam një dëshirë të madhe për të bërë më të mirën time për klubin ku kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime.

Për mua nuk ka ende asgjë më të mirë se të shënoj gola para tifozëve më të mirë të botës në stadiumin më të bukur në botë dhe të festojmë fitoret së bashku.

Prandaj jam i lumtur që kam vazhduar kontratën edhe për një vit, sepse gjithmonë kam thënë që më mirë të mos luaj për asnjë klub tjetër në karrierën time përvec se në Borussia Dortmund”,- tha “fantazisti” gjerman pasi firmosi kontratën e re me “verdhezinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat