De Laurentis përgatitet për titull

Futboll

De Laurentis përgatitet për titull

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:11
De Laurentis

Napoli mund të shpallet kampion që këtë javë nëse arrin të marrë tre pikët përballë Salernitanës në stadiumin “Deigo Armando Maradona”.

Për këtë gjë foli dhe vetë presidenti i “axurrëve”, Aurelio De Laurentis foli në një konferencë, i cili tregon se çdo gjë është gati për festën.

“Do të ketë festime dhe me të drejtë.

Në të kaluarën ka pasur arsye të tjera për të festuar dhe ky qytet do ta bëjë këtë gjë. qyteti është gati dhe unë dua që e gjithë bota ta shikojë këtë. Festë me një autobus të hapur?

Nuk kemi vendosur ende asgjë, po presim për vendimet e Ligës. Nuk di si t’ia shpjegoj kryetarit të bashkisë se të dielën dhe të hënën do të jenë dy ditë plot me evente.

Thjesht kam parashikuar që festa do të nisë dhe do të mbarojë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’”, u shpreh numri 1 i klubit të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat