Shpërthen skandali në Bundesligë! Lojtarët sulmuan gjyqtarin në dhomë

Futboll

Shpërthen skandali në Bundesligë! Lojtarët sulmuan gjyqtarin në dhomë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:36
Pamje nga ndeshja

Ndeshja e të premtes në darkë mes Dortmundit dhe Bohumit në Bundesligë është mbyllur mes polemikash të shumta.

Barazimi 1:1 nuk i shkoi për shtat Dortmundit që protestoi për vendimet e gjyqtarit Sasha Shtegeman.

I akuzuar sidomos për një penallti që ky i fundit nuk dha në favor të Borusias pas një faulli ndaj Adejemit në zonë.

Një penallti e dukshme të cilën ai jo vetëm nuk e dha, por as nuk shkoi te monitori i VAR-it që të rishikonte pamjet.

Kjo bëri që pas ndeshjes, ndaj tij të shpërthenin protestat e lojtarëve në fushë dhe jo vetëm.

Marko Rojs, trajneri Edin Terziç dhe drejtori sportiv Sebastian Kehl, kanë ndjekur gjyqtarin dhe janë futur në dhomat e zhveshjeve të zyrtarëve të sfidës për të protestuar.

Ata kanë shpërthyer në kritika ndaj tij dhe në fund të ndeshjes kanë deklaruar edhe për mediat se janë ndjerë të grabitur në këtë sfidë që mund t’i kushtojë titullin kampion,

Por edhe vetë gjyqtari Shtegeman ka pranuar gabimin e rëndë që ka bërë. Në një intervistë të dhënë për “Bild” ai ka pranuar se mirëkuptonte protestën e lojtarëve dhe se ishte gabuar në atë moment.

“Pasi e rishikova këtë rast, them se është penallti situata e Adejemit për Borusian.

Nuk e pashë në mënyrë të tillë në fushë. Edhe video-asistenti e rishikoi skenën dhe dha opinionin e tij.

Vlerësimi që më dha ishte “jo një gabim i dukshëm” ndaj nuk kishte rekomandim që të rishikoja pamjet përsëri edhe unë.

Nëse do të kisha dyshime për vendimin tim, do të kishte qenë një opsion.

Por nuk e kisha një pasiguri të tillë në atë moment. Në retrospektivë them se do të kisha qenë shumë i lumtur nëse do ta kisha parë edhe një herë.

Jam me të vërtetë i mërzitur, ndjehem si m**”, theksoi gjyqtari i cili trego se nuk kishte shkruar asgjë në relacionin e tij të ndeshjes mbi “vizitën” e Borusias në dhomat e zhveshjeve pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat