Mbappe është futbollisti më i paguar i Evropës

Futboll

Mbappe është futbollisti më i paguar i Evropës

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:23
Messi, Mbappe e Neymar

Mbappe është futbollisti më i paguar i Evropës!

I konsideruar si një nga lojtarët “më të mirë” në botë, Kylian Mbappe është dhe gjithashtu më i shtrenjti, të paktën përsa i përket Evropës, me 24-vjeçarin, që merr plot 72 milionë euro në sezon te “gjigandët” e PSG.

Podium i “më të shtrenjtëve” të Evropës plotësohet sërish nga lojtarë të PSG, me vendin e 2-të që zihet nga “fantazisti” Neymar, i cili fiton 44.1 milionë euro në sezon, ndërsa në vendin e tretë është “pleshti”, Leo Messi, me 7 herë fituesin e “Topit të Artë” që merr plot 40.5 milionë euro në sezon.

Në vendin e 4-rt edhe pse surprizues ndodhet Eden Hazard, me belgun e “galaktikëve” të Real Madrid, që u kushton këtyre të fundit plot 27 milionë euro në sezon, shifër kjo stratosferike për një lojtarë që deri në këtë pikë të La Liga-s ka luajtur vetëm 133 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat