​Beteja e titullit mes Dritës dhe Ballkanit

Futboll

​Beteja e titullit mes Dritës dhe Ballkanit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sot në Gjilan.

Aty do të ndeshjen lideri i tabelës, Drita, me kampion në fuqi, Ballkanin. Kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 33- të elitës së futbollit kosovar, ndërsa nis nga ora 15:00.

Lufta për titullin e kampionit tashmë është vetëm ndërmjet këtyre dy ekipeve, pasi rivalët tjerë tashmë kanë mbetur prapa, me Gjilanin si i treti që ka 16 pikë më pak se Drita dhe 13 më pak se Ballkani.

Në pesë ndeshjet e fundit kokë më kokë ndërmjet këtyre dy skuadrave, Drita ka dy fitore, një Ballkani dhe dy barazime.

Ndërsa, deri në këtë pikë të sezonit, pra pas 32 ndeshjeve, Drita ka regjistruar 19 fitore, nëntë barazime dhe katër humbje, kurse suharekasit kanë 17 fitore, 12 barazime dhe 3 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat