Arsenali ka rastin e fundit

Futboll

Arsenali ka rastin e fundit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:04
Arsenali rastin e fundit

Arsenali rastin e fundit!

Me 4 javë nga fundi dhe 4 pikë më pak se Manchester City, Arsenali luan pasditen e fundit një nga shanset e fundit për të mbajtur gjallë garën për titullin kampion në Premier League.

Londinezët do të zbresin në fushë në transfertën e vështirë ndaj Newcastle, ndoshta pengesa e fundit serioze për të besuarit e Mikel Artetës, që do të kërkojnë fitoren, për të shpresuar më pas në hapat fals të Manchester Cityt.

Sfida Newcastle-Arsenal do të startojë në orën 17:30, teksa në mbrëmje do të vijë një tjetër përballje interesante nga Premier League, ajo mes West Ham dhe Manchester United, e cila starton në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat