Curri ankohet në mungesat

Futboll

Curri ankohet në mungesat

Më: 7 maj 2023 Në ora: 18:40
Curri

Prishtina barazoi në shtëpi pa gola me Gjilanin në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i përkohshëm i bardhëekaltërve, Debatik Curri ka thënë se në këtë takim janë vërejttë mungesat e Bujar Pllanës dhe Gleci Micit.

“Mund të them se kishim dy mungesa shumë të rëndësishme”, ka thënë fillimisht ai.

“Gledi Mici por edhe Bujar Pllana. Kur e dominon ndeshjen të nevojitet edhe harkimi i fundit por nuk e patëm”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj. Kemi pasur presion që të fitojmë, ndërsa Gjilanit i duhej edhe barazimi”.

“Në pjesën e dytë nuk patën ndonjë rast. Ne në çdo ndeshje japim maksimumin por të shohim se çfarë do të ndodh”, potencoi më tej Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat